15 Temmuz 2012 Pazar

Kushtuar DEDE RESHAT  BARDHI't

nga evladi i Tij Dervish Mikeli

Atë ditën e xhuma,
kuja në Shqipëri ra,
gjezhdisi një Evlija,
I shenjti Reshat Baba,
u këput një yll e ra,
porsi vesa në sabah,
dielli që gjumë nuk ka,
dervishëve shëndet u tha,
bëni lutje e rixha,
njerëzisë sh
ë
rbejini tha,
Shqipërisë bëjini hyzmet,
në doni vend në Xhenet,
t’i luteni Perëndisë,
o ju djemtë e bektashisë,
në doni t’mira Xheneti,
ashtu si ka thënë Profeti,
atdheun juve ta mbroni,
nga e keqja mos anoni,
jetën ta sakrifikoni,
se kjo jetë është gënjeshtare,
porsi flladi në dritare,
kështu tha Dede Reshati,
mbylli sytë, iku e vajti,
tek Profet
ë
t tek i Larti,

Profet
ët t'
gjithë kur e panë,

mirë se erdhe bir, i thanë.
Dedelerët radhë – radhë,
me kupa në dorë i vanë,
me një pije prej Xheneti,
me një shije prej sherbeti,
gjithë engjujt kur e panë,
"Selam "Alejkum" i thanë,
me përulje porsi dashi,
shkoi tek Haxhi Bektashi,
Selam ja Piri Piran,
dua të më bësh derman,
të takoj unë Muhamedin,
me përulje tek Aliu,
dhe Hysenë edhe Hasanë,
që u tretën si qiriu,
mëmë Fatime Zahranë,
që është ajka e çdo njeriu.
Haku i lartë kur e priti,
me një dhuratë e gostiti,
ishte një fron prej floriri,
që i jepet çdo të miri.
Një qilim me fije drite,
ja dhuroi Muhamedi,
pelerinën prej mëndafshi,
ja dhuroi Ehli Bejti,
Dauti dhe Sulejmani,
dy profetë të shenjtëruar,
erdhën tek Dede Reshati,
me një palë këpucë ne duar,
qëndisur me fije ari,
stolisur me gurë të çmuar,
dhe Isai me Jahjanë,
erdhën me një sofër shtruar,
plot me fruta prej Xheneti,
me Dedenë ata drekuan,
erdh’ Ademi me Havanë,
me kurorë lule në duar,
Dede Reshatit ja dhanë,
taxhin seç ja bukuruan.
Erdhi koha për me fjetë,
do mbylli sytë e argjendtë,
erdhi një krijesë e fshehtë,
engjëlli me krahë të shenjtë,
i pruri ibrik e legenë,
për të marrë edhe avdes,
bashkë me engjëj e profetë,
me namaz, nijaz, nefes,
I erdh’ shtatë herë rrotull,
Qabesë 
në Xhenet Firdeus.

Atë Qabenë e bekuar,
që Zoti dy herë krijoi,
një herë në kjametin e Nuhut,
në Xhenet Zoti e çoi,
për hatër të Ismalit,
në Mekë prapë na i dërgoi,
erdhi Zeqirjai vetë,
me një dhuratë shumë të çmuar,
me një bastun shumë të shenjtë,
nga druri që është sharruar,
Dede Reshatit ja dha,
lutje duke i kënduar,
dhe Haruni me Musanë,
një shtrat xhami seç i shtruan,
ishte një pasqyrë Xheneti,
Zoti e kishte bekuar,
Merjemja me Fatimenë,
dy nëna e vizituan,
e gëzuan shumë Dedenë,
me dua e lartësuan.
Shumë Gilmanë dhe Hyri,
për shërbim Dedesë ja çuan,
i ndërtuan një shtëpi,
në atë botën e amshuar,
ia stolisën me flori,
e me shumë gurë të çmuar,
i vunë zogj edhe bilbilë,
dhe një burim të kulluar,
vajtën gjithë ata të mirë,
me peshqeshe e uruan,
e i thanë Dede Reshatit,
Zoti ty të ka bekuar,
të gjitha këto lezete,
në Kuran Zoti ka shkruar,
ia dhuroi Muhamedit,
njerëzisë për t’ja lexuar,
të mençurit gjithë sa qenë,
me të shpejtë e përqafuan,
e lartësuan fenë,
me ajetet që kënduan,
Allahu i mëshiroi,
në Xhenet i ka pranuar .....

Fakiri Dervish Mikel Onjea                                                              
Selia e Shenjtë e Kryegjyshat
ë
s Bot
ë
rore Bektashiane

frymëzim me rastin nj
ë 
 vjetorit të kalimit nga jeta të shenjtërise së tij Haxhi Dede Reshat Bardhi,

Tiranë më 02/04/2012 

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder