25 Ağustos 2012 Cumartesi

"Bisede me Un'in tim..."

Nga:  Fatos Kryeziu

Ja,me nje mendim filozofik,
Ja,me nje trup robotik,
Endem e sillem verdalle,
valle,mos kam nje hall?

Mendja me thote: ngrihu,
eksploroje kete bote;
Trupi me thote: te lutem,
shtrihu,se cdo gje eshte e kot.

E cilin ta ndegjoj une i mjeri,
mendjen apo trupin;
njohjen apo kotesine,
apo ndoshta,asnjeren!

Por nje gje di;
Une kerkoj njemendsi.
Njemendesine po thua?
Po,po...ate une e dua.

Por c'ke keshtu o i mjere,
duket se te mori koka ere.
Misterin e botes ta gjesh,
thesarin e kohes ta rrembesh? 

Jo mor jo,as mister e as thesar,
me duket e thashe me pare:
Njemendesi kerkoj,
me te verteten te rroj.

Por c'qenka e verteta per ty,
bota e njerezit s'te bien ne sy?
Pa te lutem,m'u rrefe,
me thuaj se c'ke...

O njeri,kerkoj te di:
te di se nga erdha,
te di se ku jam,
te di se ku...ku do vete.
Po,keto po i kerkoj.
Ka njeri per to te me tregoje?
Sy me sy mos u shikoni,
pa ju lutem,me tregoni.

Heshtje...mendim,
pergjigjuni pa ngurrim.
Keto i deshiron uni im,
qe te gezohet shpirti im.

Eh pra,pergjigjje s'mora
e u ndala te kundroja;
nje shenje vetem kerkoja,
me nuk mendoja...

Befas,nga pema nje flete me ra,
pa me besoni,dicka me tha:
"Nje dite lulezova,
pastaj u gjelberova,
e me pastaj...
ja,ne prehrin tend u tjetersova"

Prit,prit pak,o gjeth i bukur,
une c'te bej se kam humbur?
Me jep nje keshille,
e ndoshta behem i lumtur.

"Shko o njeri ne buze te detit 
dhe shiko henen,diellin,
qiellin dhe kaltersine e detit;
kjo eshte cka te mbeti"

Jo,jo; nuk tha te hidhesha
qe ne breg te vdisja.
Por,te ndjeja qetesine,
se kjo ta jep lumtrurine.

E pra,misterin a e gjeta?
Edhe sikur ta gjeja,s'ta tregoj.
Po me kuptove drejt e drejt,
shko dhe kerkoje vete.

Fatos Kryeziu

Kotakti: fatos_kryeziu@hotmail.com

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder