27 Kasım 2012 Salı


100- Vjetori


Nga Gentjan LAMI, Me 25.11.2012 Izmir/Turqi

Me 28 nëntor
Flamuri u ngrit në Vlorë
Një flamur i shqiptarisë
Që më gjak e kemi qëndisë

Ç’janë këto tupana e çifteli?
A po ka dasëm nëna Shqipëri?
Thonë po feston 100-vjetor
Ashtu e shkretme,e vetme e gjorë.

Po si mundet nëna me vallzu?
Kur bijtë e saj i ka t’nënshtru?
A mos s’po do nëna bijt e vet?
Që i ka jashtë pragut e si thërret?

Si me na ba zemra me festu
Për sa kohë s’jemi t’bashku
A s‘po don shqiptari shqiptarin
Apo ka harru zakon e t’parit?

Kqyr shqiptari mbi flamur
Pret prej tij ndonje ogur.
Pret shqiptarët ti bashkoje
Dhe veç një gjuhë të dëgjoje.

Pa Kosovë e Çamëri
Jemi si shpia pa çati
Shkupi e Ulqini pa u bashku
Zemra nanës s’mundet me gëzu

Pra shqiptar dita afroi
Këto troje kush do i bashkoi ?
Ka ardhë koha n’këmbë me u ngrit
Dhe një flamur kudo me valvit

Veç kështu lahet gjaku i t’parve
Se ky është haku i shqiptarve
Kundra Zotit mos me dalë
Se Shqipërinë një e ka falë!

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder