15 Temmuz 2012 Pazar

Kushtuar DEDE RESHAT  BARDHI't

nga evladi i Tij Dervish Mikeli

Atë ditën e xhuma,
kuja në Shqipëri ra,
gjezhdisi një Evlija,
I shenjti Reshat Baba,
u këput një yll e ra,
porsi vesa në sabah,
dielli që gjumë nuk ka,
dervishëve shëndet u tha,
bëni lutje e rixha,
njerëzisë sh
ë
rbejini tha,
Shqipërisë bëjini hyzmet,
në doni vend në Xhenet,
t’i luteni Perëndisë,
o ju djemtë e bektashisë,
në doni t’mira Xheneti,
ashtu si ka thënë Profeti,
atdheun juve ta mbroni,
nga e keqja mos anoni,
jetën ta sakrifikoni,
se kjo jetë është gënjeshtare,
porsi flladi në dritare,
kështu tha Dede Reshati,
mbylli sytë, iku e vajti,
tek Profet
ë
t tek i Larti,

Profet
ët t'
gjithë kur e panë,

mirë se erdhe bir, i thanë.
Dedelerët radhë – radhë,
me kupa në dorë i vanë,
me një pije prej Xheneti,
me një shije prej sherbeti,
gjithë engjujt kur e panë,
"Selam "Alejkum" i thanë,
me përulje porsi dashi,
shkoi tek Haxhi Bektashi,
Selam ja Piri Piran,
dua të më bësh derman,
të takoj unë Muhamedin,
me përulje tek Aliu,
dhe Hysenë edhe Hasanë,
që u tretën si qiriu,
mëmë Fatime Zahranë,
që është ajka e çdo njeriu.
Haku i lartë kur e priti,
me një dhuratë e gostiti,
ishte një fron prej floriri,
që i jepet çdo të miri.
Një qilim me fije drite,
ja dhuroi Muhamedi,
pelerinën prej mëndafshi,
ja dhuroi Ehli Bejti,
Dauti dhe Sulejmani,
dy profetë të shenjtëruar,
erdhën tek Dede Reshati,
me një palë këpucë ne duar,
qëndisur me fije ari,
stolisur me gurë të çmuar,
dhe Isai me Jahjanë,
erdhën me një sofër shtruar,
plot me fruta prej Xheneti,
me Dedenë ata drekuan,
erdh’ Ademi me Havanë,
me kurorë lule në duar,
Dede Reshatit ja dhanë,
taxhin seç ja bukuruan.
Erdhi koha për me fjetë,
do mbylli sytë e argjendtë,
erdhi një krijesë e fshehtë,
engjëlli me krahë të shenjtë,
i pruri ibrik e legenë,
për të marrë edhe avdes,
bashkë me engjëj e profetë,
me namaz, nijaz, nefes,
I erdh’ shtatë herë rrotull,
Qabesë 
në Xhenet Firdeus.

Atë Qabenë e bekuar,
që Zoti dy herë krijoi,
një herë në kjametin e Nuhut,
në Xhenet Zoti e çoi,
për hatër të Ismalit,
në Mekë prapë na i dërgoi,
erdhi Zeqirjai vetë,
me një dhuratë shumë të çmuar,
me një bastun shumë të shenjtë,
nga druri që është sharruar,
Dede Reshatit ja dha,
lutje duke i kënduar,
dhe Haruni me Musanë,
një shtrat xhami seç i shtruan,
ishte një pasqyrë Xheneti,
Zoti e kishte bekuar,
Merjemja me Fatimenë,
dy nëna e vizituan,
e gëzuan shumë Dedenë,
me dua e lartësuan.
Shumë Gilmanë dhe Hyri,
për shërbim Dedesë ja çuan,
i ndërtuan një shtëpi,
në atë botën e amshuar,
ia stolisën me flori,
e me shumë gurë të çmuar,
i vunë zogj edhe bilbilë,
dhe një burim të kulluar,
vajtën gjithë ata të mirë,
me peshqeshe e uruan,
e i thanë Dede Reshatit,
Zoti ty të ka bekuar,
të gjitha këto lezete,
në Kuran Zoti ka shkruar,
ia dhuroi Muhamedit,
njerëzisë për t’ja lexuar,
të mençurit gjithë sa qenë,
me të shpejtë e përqafuan,
e lartësuan fenë,
me ajetet që kënduan,
Allahu i mëshiroi,
në Xhenet i ka pranuar .....

Fakiri Dervish Mikel Onjea                                                              
Selia e Shenjtë e Kryegjyshat
ë
s Bot
ë
rore Bektashiane

frymëzim me rastin nj
ë 
 vjetorit të kalimit nga jeta të shenjtërise së tij Haxhi Dede Reshat Bardhi,

Tiranë më 02/04/2012 

11 Temmuz 2012 Çarşamba


SREBRENICA   

11071995 = 8372


Srebrenica gjatë viteve të gjenocidit serb ndaj Boshnjakeve Mysliman ishte një qytet që ishte shpallur "Rajon I Sigurt (!)" me vendimin numër 836 të marrë në 4 Qershor 1993 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku ne vendim parashikohej që ushtarët e OKB-së të përdorin forcë dhe të kërkonin mbështetje ajrore kundër ndonjë sulmi të mundshëm te kafsheve ndaj "rajonit të sigurisë(!)" ose përreth këtij vendi.
Batalioni hollandez ishte me detyrë për sigurinë e Srebrenicës, por me 6 Korrik 1995 me plot deshire dhe pa asnje hezitim, Srebrenica me dore te ketyre ushtareve hollandez i dorezohet kafshes Ratko Mlladiç icili thuhet qe mbante peng 30 ushtarë hollandez. Mes hajvaneve hollandezeve dhe kafshes Ratko u firmos nje marreveshje e fshehte ku per 1 ushtare qe do e dorezonte kafsha Ratko i jepeshin 1.000 Boshnjake Mysliman te pambrojtur ku per qefe te kafsheve do te masakrohen ne menyren me çnjerezore prane kamerave te gazetareve me te njohur ne kanalet me te reklamuara te botes per tu dhene mesim njehere e pergjithmone BOSHNJAKEVE MYSLIMAN  qe te largohen o te gjalle o te vdekur nga ato vende ku jetojne.

Thuhet qe marrveshja ende e papublikuar eshte bere me vetedije, deshire dhe marreveshje mes forcave te EUROPES, RUSISE dhe kafsheve te VİÇ'it Sllobodan, per 30 ushtare hollandeze do ju dorezoheshin kafsheve 30.000 BOSHNJAKE MYSLIMAN ku per 30 dite (NGA NJE MIJE NE DITE) do te masakrohen pa asnje pengese te forcave ushtarake te OKB-së,,,, dhe ashtu u be, kafshet e mbrojtjes hollandeze Srebrenicen ju dorezuan kafshes Ratko dhe kelysheve te tij,,,,,,,

GJE SHUME INTERESANTE ESHTE QE NJE MARREVESHJE ((((E TILLE DUKE U BAZUAR MOTON EUROOPEANE QE KOMB SHQIPTAR DHE MYSLIMAN SKA E MOS TE LEJOHET NE GJE E TILLE NE BALLKAN, DHE QE ASNJE SHQIPTAR MYSLIMAN MOS TE NGELI NE KOSOVE E GJETKE)))) ESHTE BERE EDHE PER REÇAKUN E SHUME VENDE TE KOSOVES SHQIPTARE MYSLIMANE,,,,,
POR FALE   "A  M   E   R   I  K  E  S" (EDHE SHUME PAK ANGLISE E TURQISE) NUK JUA MBAJTI EUROPES QENDRORE, RUSISE DHE KAFSHEVE TE VIÇIT SLLOBODAN TE BEJE NJE SREBRENİCE TE DYTE ME ATA PERMBASA,,,,,,,

10 Temmuz 2012 Salı


KUSHTRIM 

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

NË NDIHMË TË NJERËZVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Kushtrim Ahmeti ka lindur nё Kosovё. Sot ёshtё student nё qytetin e Izmirit tё Turqisё. Ai vazhdon studimet në një nga universitetet më prestigjoze të Turqisë. Kushtrimi studion nё universitetin e Ege dhe është në vitin e fundit në fakultetin e stomatologjisë. Sot ai ka famë botërore për bamirësi dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit në ndihmё tё njerëzve me aftësi tё kufizuara. Njё ndёr projektet me famё botёrore tё Kushtrimit ёshtё “projekti me pёrgjegjёsi sociale”.
Çfarё ёshtё “projekti me pёrgjegjёsi sociale” i Kushtrimit?
Projektin shkurtimisht mund ta përshkruajmë “Grumbullimi i kapakëve plastikë të çdo lloj ngjyre dhe madhësie shishesh,bidonash” që në konsumojmë përdite me lëngje të ndryshme. Ku çdo kapak i hedhur nё ambient, për tu tretur nё natyrё i duhen 10 breza kohë, pra afёr 400 vite. Projekti pёrfshin MosHedhjen në plehra ose Mbledhjen nga plehrat e kёtyre kapakëve dhe depozitohen në një kompani prestigjoze të riciklimit këtu në Izmir (Muzaffer Pınarbaşı Işletmeleri), ku nё menyrё ligjore është ngritur një fond pranë fabrikёs dhe universitetit Ege që nga tё ardhurat e shitjes së kёtyre kapakëve të mbledhur, bëhet porositja e karrocave për njerëz me aftësi të kufizuar nga një firmё prestigjoze Gjermane (Otto Bock). Deri më sot janё shpërndarë mbi 1300 karroca dhe janë për tu shpërndarë me qindra të tjera.
Në fakt kur flitet për riciklimin e plastikës, hollësitë teknike të saj mund të na duken shumë të komplikuara. Dhe gjërat tё komplikuara janë shkaku që ne nuk provojmë (ndoshta as në mend nuk na shkon një gje e tillë) ndonjeherë në shtëpitё tona që të ndajmë mbeturinat e shtëpisë sipas cilёsive të tyre e ti vendosim nё qese veç e veç. Sidomos kur shohim në përgjithësi shërbimet e pastrimit të mjedisit nga ana e bashkisë (por çdo ditë e më mire po bëhet) në të gjitha trevat shqiptare, e kemi të veshtirë që të bëjmё një klasifikim të mbeturinave para se ti hedhim në koshat e plehrave. Sepse pranë koshave të mëdhenj vetёm në vende shumë të rralla mund të ketë kosha sipas cilësisë së plehrave (leter, qelq, plastikё, bateri, pjesё dixhitale, hekur…etj). Proçesi i çdo lloj riciklimi është po i veçuar për lëndёn e vet. Çdo lloj lënde ka mënyrën efikase tё vet. Lloji i plastikës për shishet ështe ndryshe nga lloji i plastikës të kapakëve, dhe për këtë trajtohen ndryshe që secili të riciklohet në mënyrën efikase të saj. Dhe kush e ka parë në TV një proçes të tillë, e di që fakti kryesor është që kjo ndarje kërkon shumë punë dhe si qytetarë të kësaj bote për të ndihmuar zinxhirin e riciklimit, mund ti heqim dhe veçojmё vetё kapakët shisheve. Kёshtu ndihmojmё dhe punëtorët e fabrikës dhe shpejtojmë proçesin e riciklimit.
Kurse Kushtrimi nё fillim të kёtij projekti, kapakët i ka mbledhur nga kutitë e koshave (plastikë) nё oborrin e fakultetit ku ai studion. Ai kishte pranё 2-3 shokë të tij dhe disa profesorë.  Sepse nё këtë park të kampusit tё universitetit i lindi kjo ide dhe u pёrhap në të gjithë botën. Dhe ne pa i hedhur plehrat nga shtëpia jonë në kosha sikur këtë proçes ta bëjmё dhe atëherё do bëjmё 3 herë mirësi thotë Kushtrim Ahmeti. E para: “kemi ndihmuar nё mbrojtjen e mjedisit për të mirën e vetes tonë dhe të pasardhёsve tanë”, e dyta; “kemi ndihmuar punëtorët e fabrikës së riciklimit” dhe e treta; “është që me ata kapakë do tё jesh pjesmarrës aktiv për një buzëqeshje tё një personi i cili është me aftësi të kufizuara dhe të familjës së tij”. 250 kg kapak plastike që janë afërsisht 75 mijë kapakë kur çohen tek fabrika për riciklim kanë vlerёn e një karroce (e cila ёshtё me vlerё rreth 400-450 Euro në treg). Kjo karrocë është me garanci nga fabrika për 4 vjet. Ështё prodhim model i fundit, ka rripin e sigurimit dhe e kompletuar me standarte që kërkohen nga organet kopetente të kësaj natyre. Aktualisht, kjo iniciativë e Kushtirimit ёshtё zgjeruar në tё gjitha qytetet e Turqisë dhe në mё shumё se 50 shtete të botës.
Përmes një ndërlidhje me Green Club Kosova dhe Charity Club në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), mbledhja e kapakëve ka filluar edhe në Kosovë.  Me tё njëjtin sistem edhe në Kosove apo Shqipëri karrocat që do të blihen do të shkojnë tek familjet që kanë nevojë për to. Tani për tani transporti i karrocave organizohet nёpёrmjet ambasadës Turke në Prishtinë. Në të njëjten kohë ambasada Turke ndihmon në dërgimin e kapakëve nga e gjithё bota për riciklim në Izmir sepse nuk ka kompani në Kosovë dhe Shqipëri që riciklojnë këtë lloj plastike.
Për më shumë informacione në shqip mund tё shikoni nё internet, mund të komunikoni me redaksinë e revistës tonë nё adresën info@revistafjala.com dhe/ose për të angazhime të këtij projekti për dërgimin e kapakëve të grumbulluar, mund të kontaktoni AUK Charity Club në charityclub@aukonline.org, ose po ashtu mund tё kontaktoni dhe me OJQ’në Green Club Kosova info@greenclub.org .
Sot ku ka arritur kushtrimi i projektit?
Kushtrimi fillimisht nuk e ka menduar dhe nuk e ka bërë për të thyer rekord por vetёm për mirësi të njerёzve me aftësi të kufizuara. Por nё fakt vetё libri i rekordeve “Guinness” tani e ka kandidat për ta vendosur në një nga faqet e tij. Ideja dhe iniciativat e Kushtrimit pёr rreth 3 vite ka arritur të mbledhë rreth 300 tonë kapakë shishesh plastike nga Turqia dhe rreth 50 shteteve te botës. Ku me njё fond tё krijuar nga tё ardhurat e riciklimit tё kapakëve ai deri më sot ka shpërndarë afërsisht 1500 karroca për njerëzit me aftësi të kufizuar në Turqi dhe disa shtete të Afrikës. Mё 14 Korrik tё vitit 2012 në Kosovë do shpërndajë si fillim 50 copë, ku për ndihmën e dhëne në transportin e tyre nga Izmiri për Prishtinë ka një meritë të madhe Ambasadori i Kosovës i akredituar në Ankara z. Bekim Sejdiu, dhe shumë shpejt do ta ndjekё shpёrndarja e karrocave edhe në Shqipëri e të gjitha trevat shqiptare.
Kushtrimi sikur ka emrin ka dhёnё dhe vepra “me Kushtrim” pёr tё mirёn e njerezimit por dhe aq pёr mjedisin dhe natyrën tonë, që nesёr tё lemë një mjedis më të pastër pёr brezat pasardhёs. Me një llogjikё tё kulluar Kushtrimi veproi për t’ju bёrë mirë njerёzve me aftësi tё kufizuara dhe njerёzve me aftёsi tё “Pa-Kufizuara”. Kushtrimi thotё që “Kapaku si diçka i vogel dhe i pa vlere, u ndihmoi mijera njerёzve qё tё lёvizin, tё bёjnё punёt e veta ditore mё lehtё dhe tё shohin botёn qё ata i rrethon. Sepse nё sajё tё “Kapakёve” janё pajisur me karroca qё ju mundёson lёvizjen”.
Kushtimi vazhdon duke thёnё qё “…kur ekziston vullneti tek njeriu, me gjёra tё vogla mund tё bёjmё ndryshime pёr tё mirёn e njeriut, tё natyrёs dhe tё kombit tё vet”. Kushtirimin vazhdon dhe thotё njё gjё shumё domethёnёse pёr kombin tonё shqiptar; “Le tё punojmё nё atё drejtim qё edhe Kosovёn, Shqipёrinё e tё gjitha trevat shqiptare ti ndërtojmё apo rindërtojmë, duke punuar me vullnet dhe pa menduar se a do tё përfitojmë ne si individ apo jo”.
Kushtrimi, shoku ynё, studenti shqiptar që rizgjoi zemrat e njeriut pёr njeriun me aftësi të kufizuara, i cili me këtë projekt e bëri Turqinë shembull bote thotë që “tani e tutje pse tё mos bëhet shembull Kosova dhe Shqipëria”. Dhe për këtë kërkon një ndergjegje të pastër nga forcat politike drejtuese tё Kosovës e të Shqipёrisë, ku ky projekt me famë botërore të kyçet tani e tutje në trevat tona e të krijohet mundësia pёr fabrikimin e riciklimit tё duhur nё këtë temë sepse kёshtu do të kemi edhe  më shumë vende punësimi, ku ky është një ndër problemet kryesore tё shqiptarëve po dhe nё Evropё dhe botë. Me një fabrikë të tillë do të ketë punësim sepse nga 50 vende tё botёs vijnё kapakë për riciklim
Çfarё ёshtё thёnё pёr Kushtrimin dhe projektin e tij?
Zach Yentzer’i në shkrimin e tij për këtë projekt të Kushtrimit me titullin “Kushtrim Ahmeti, I prirur për të vepruar” shkruan “Studenti i stomatologjisë Kushtrim Ahmeti mund të përshkruhet me dy fjalë: veproj -i prirur. Gjatë javës ai shfaqet si çdo student tjetër në klasën e tij- punëtor, i zgjuar, dhe i vendosur që t’ja dalë.  Ndërsa gjatë fundjavës, ai transformohet aktivist në nivel komunitetesh, i përkushtuar të ridefinojë mënyrën se si mendojmë për shëndetin, qëndrueshmërinë dhe mirëqёnien socio-ekonomike”. Me pas vazhdon duke thёnё “Së bashku me disa shokë klase, ai ka sajuar një ide briliante: shërbime mobile stomatologjike për ata që janë ekonomikisht të paprivilegjuar. Bashkë me një grup studentësh e profesorësh, Kushtrimi i kalon fundjavat në pjesë të varfëra të Turqisë për t’ju ndihmuar atyre që nuk mund të ndihmojnë vetveten”.
Zach Yentzer’i në shkrimin e tij nënvizon dhe këtë për Kushtrimin duke thënë se “Kushtrimi është i pasionuar për të ndikuar në ndryshimin e mënyrës në të cilën shikohet mbrojtja e mjedisit dhe për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara. Shpesh, lidhja mes këtyre tё dyjave nuk kuptohet, por ai e ka dëshmuar se çfarë mund të arrihet me fuqinë e vullnetit të kombinuar me zgjidhjet kreative. Krahas shërbimeve mobile stomatologjike, Kushtrimi ka krijuar një metodë komplekse dhe humane për të mbledhur kapakë të shisheve të plastikës të cilat më pas riciklohen për të prodhuar karroca për nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Kjo është përhapur shumë shpejt jo vetëm në Turqi por në mbarë botën, duke përfshirë 44 shtete të ndryshme. Kushtrimi di më shumë se të gjithë ne, për lindjen e një ideje universale që influencon shoqëritë anembanë botës”.
Nё faqet e para në një gazetё turke shkruhej, “Kushtrimi, i riu shqiptar nga Kosova me “Kapakë Blu” u bë shpresë për njerëzit me aftësi të kufizuara”. Me të vёrtetë që Kushtrimi në tё njëjtёn kohë ka rizgjuar ndjeshmërinë tek çdo njëri në globin për dëmin që i bëjmë natyrës tonë, me konsumimin e tepërt që bëjmë përditë dhe hedhja në ambientin dhe natyrën tonë.
Përditë në shtypin turk lexoj tituj të tillë gazetash si “Heroi i kapakëve, studenti stomatolog nga Kosova”, “Intelektuali i ri Kosovar, babai i ‘Projektit të Kapakëve’”, “Kapakët e Kushtrimit, përqafuan të gjithë Turqinë”, “Mblidhen Kapakët dhe Tejkalohen Pengesat”, “Kushtrimi, kaloj kufinjtё e Turqisë, tashmё nga e gjithë bota po  vijnë kapakë për karroca”, “Çdo kapak shisheje që pi ujë ti, është shpresë për një tjetër”, “Kushtrimi, djali qe e ka hallall gjirin e nënës se po i bën të buzqeshin mijëra familje që kanё fёmijët e tyre me aftësi të kufizuara”… etj. Nё dhjetra gjuhë të botёs janë bërë lajme e shkrime pёr Kushtrimin dhe projektin e tij.
Kushtrimi ka marrё pjesë dhe nё “TEDxPrishtina”, i udhëhequr nga vizioni se bota ka nevojë të shёndërrohet në një vend më të mirë duke përmirësuar mirëqёnien shëndetësore dhe atë socio-ekonomike të njerëzve, ka folur se si lind një ide universale dhe si arrin të bëjё jehonë në shoqëritë anembanë botës.
Kush ёshtё dhe çfarё thotё Kushtrimi?
Me Kushtrimin njihemi që gjashtë vite, shqiptar me zemër e shpirt, ai është një djalë i qetë, i zakonshëm, studiues i mire, punëtor, i shkathët, intelektual, intelegjent i zgjuar e shumё mirёbërës, ku për ketë ai sot ka famë botërore. Para dy javёsh kur i bëra telefon Kushtrimit dhe i thashë që sot ose nesёr a ke kohë të pimë një kafe së bashku se dёshiroj tё flas diçka me ty gjërë e gjatë se kemi vendosur si redaksi që ti dhe projektet tuaja tё jeni “Kapaku” në numrin e ardhshëm të revistës, gjithnjё po e pranove ti. Nё telefon Kushtrimi me tha qё “Koli, kafen e pimë kur tё duash”… kur u takuam (për këtë temë) Kushtrimi mё tha qё “ёshtё nder për mua tё jem nё Kapakun e revistёs prestigjoze që klikohet dhe lexohet me vemendje nga studentё, gazetarё, studiues, intelektualё, diplomatë dhe politikanë shqiptarë anëmbanë botës, e cila dhe revista “Fjala” është një ide e shokëve tё mi studentë nga të gjitha trevava shqiptare që studiojnë në Izmir. Është kёnaqësi për mua që po i them 2-3 “Fjalë” në shqip përmes revistës “Fjala” kombit tim, sepse projekti im tashmë ka mbërritur në vendlindjen time, pra në trevat tona shqiptare”.
Mё lart e thashë qё Kushtrimi është një njeri i thjeshtё, kam qenë disa herë me Kushtrimin kur po i jepeshin paketa e falenderime (ku dhe mua mё ka nderuar universiteti disa herë me paketa të tilla për kontributin e dhënë nga ana medatike këtij projekti të vëllait tim shqiptar), dhe pёrgjigjen e tij se harroj kurrë kur ia bëra pyetjen duke i thënë se je burrё i madh, je krenaria e kombit tonё vëlla, të gjithë këta njerëz të duartrokasin, të falenderojnё, e lutin tё madhin Zot për ty, nënën e familjen tënde që tё ka lindë, si e ndjen këtë lumturi në zemёr? Ai me tha pa hezitim qё  “Koli faleminderit prej tyre bre Abej, me tё thënë të drejtёn kjo është nder i madh e krenari për mua, familjen time, për Kosoven dhe mbarë kombin shqiptar, por, unë ndihem edhe shumë më i lumtur kur një karrocë jua dorëzoj atyre që kanë nevojë apo kur ia rregulloj dhëmbёt njerëzve me aftësi të kufizuara”. Dhe unë heshta e si kam bërë më një pyetje të tillë.
Kushtrimi ka bërë projekte të tjera të shumta ku mund ti përmendim dhe dy të tjerë. Në vitin 2009 ra një zjarr dhe digjet pylli i një qyteze bregdetare në afërsi të Izmirit e cila quhet Kuşadası/Kushadasë. Kushtrimit i lindi një mendim dhe vendosi të bёjё një projekt. Duke mbledhur letrat e fotokopjeve tё studentёve dhe duke i dërguar në fabrikën e riciklimit të letrës formohet një fond qё arriti vlerёn ekonomike sa pёr tё mbjellё 1500 fidanë nё vendin e lartpërmendur. Ky projekt i Kushtrimit u cilësua “Projekti II” më i suksesshёm i universitetit Ege për vitin 2010-2011.
Një ndër projektet i cili është vullnetar i rregullt Kushtrimi dhe po mendon ta sjellё nga muajt shtator/tetor/nëntor në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Bosnjё është “projekti i ndihmёs mjekёsore pёr njerёz me aftёsi tё kufizuar”, projekti zhvillohet çdo fundjavё me nismën dhe sponsorizimin totalisht nga Drejtori i Klinikës Pedodonti Prof. Dr. Ertuğrul SABAH’i. Në bazë të këtij projekti bamirës vijnё nga e gjithë Turqia, sidomos nga zonat rurale, atje ku ka njerёz me aftësi të kufizuara dhe iu shërbejnё me çdo gjë (falas me shpenzime tё vetë Profesor Sabah’it) për dhëmbët me një ekip prej 18 vetash. Për këtë Kushtrimi thotë që “për njё njeri me pa tё meta ёshtё e veshtirё vizita dhe shërbimi që bën  pacienti te dentisti. Kurse kur është fjala për njerëz me aftësi të kufizuara kjo veshtirësi shtohet, por ne si dentistë vullnetarisht e bëjmё këtë vetem se si tё jenë të shëndetshёm kjo pjesë e shoqërisë tonë. Kjo është një kënaqësi e paçmueshme. Është një gjë që duhet bërë nga çdo njeri”.
Kushtrimi është i vendosur që kёtë projekt ta zhvendosё në vendlindjen e tij Kosovë dhe nё Shqipëri. Kushtrimi si intelektual shqiptar është jo i kënaqur me aktualitetin e kombit shiqptar. Sepse si të gjithë shqiptarёt e ndjek nga afёr aktualitetin e Kosovës, të Shqipërisё dhe të të gjithë trevave shqiptare. “Kosova shtet i ri dhe kërkon kohë për ta kuptuar potencialin e saj të plotë”, plus këtij realiteti Kushtrimi shton duke thënë që “…dhe klasa politike e Shqipёrisё dhe e trevave shqiptare liderizohen nga njerëz të paguximshëm për të shpalosur ide të mëdha që sjellin ndryshime nё shoqёri. Të gjitha trevat ku banojnё shqiptarët duhet të udhëhiqen nga njerëz më me guxim për të bërë ndryshime në të gjitha aspektet e jetës. Besoj se situata në kombin shqiptar mund të ndryshojë vetëm kur të arrihet barazia shoqërore dhe kombëtare, dhe kur çdokush do të gjykohet bazuar në etikën e punës dhe jo statusin shoqëror…”.
I bëra pyetjen: Kushtrim, a jeni i kënaqur nga jeta, profesioni yt?
 Me një buzёqeshje të sinqertë; “po jam i kënaqur nga jeta dhe nga profesioni im, por, mua mu desh një gjë tjetër e cila ajo gjë më bën më të lumtur duke bërë të lumtur disa njerëz të shoqërisë tonë, e cila e sheh veten të anashkaluar nga shoqëria ku jetojnë. Dhe kjo lumturi nuk ka vlerё ekonomike por ёshtё e paçmueshme”.

Pyetja e fundit për Kushtrimin ishte kjo; çdo bësh më në jetë pas tё gjithë këtyre projekteve me vlera humane tepër të larta?
 “projekti dhe projektet po patën sukses në vlerat humane atëherë duhet me thënë që do mundohem gjithnjë nё paralelin e profesionit tim si dentist për të mbushur hapёsira bosh që fatkeqёsisht nuk janё të pakta në shoqërinë tone”.
Duke i uruar shёndet e suksese Kushtrimit po e mbyll kёtё shkrim me një fjalë të urtë shqiptare; “pika pika mbushet pusi/bunari” kanë thënë gjyshërit tanë, dhe Kushtrimi me mendjen e vet intelektuale ia arriti të mbushi pusin e mijëra familjeve anëmbanë botës, ku ende shumë pika uji vazhdojnë përsëri të rrjedhin e të shkojnë kot… dhe  në qё jemi me aftësi të “Pa-Kufizuara” duhet të bëjmë çfarë është për tё bërë, per ti ndihmuar njerezit tanë me aftësi te kufizuara, e për t’ju treguar atyre që ne jemi me ju e ju jeni me ne, nuk jeni e nuk do të jeni të diskriminuar nga shoqëria jonë moderne e shekullit të XXI. http://www.revistafjala.com/3/index.html  http://www.revistafjala.com/3/revista3.pdf






Nga: Sokol BRAHAJ  sbrahaj@revistafjala.com