20 Haziran 2012 Çarşamba

















Revista FJALA Organizoi në IZMIR të Turqisë Promovimin e Librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”
të Prof. Dr. Nusret PLLANËS


Aktiviteti i katërt (pas Ankarasë, Stambollit dhe Bursa’s) dhe i fundit në Izmir i prezantimit në Turqi të librit të autorit akademik Shqiptar nga Kosova Prof. Dr. Nusret PLLANA.
Libri në fjalë është “Terrori i Serbisë Pushtuese Mbi Shqiptarët 1844-1999” i cili u vlerësua nga drejtuesi i aktivitet Sokol BRAHAJ si “shërbimi më i madh Shkencor për historinë e dy shekujve të fundit të kombit shqiptar. Ku ky libër me dokumente të faktuara, ne si akademik dhe politikanë të kombit shqiptar duhet marrim mësim nga e kaluara antinjerëzore dhe etnocide që i është bërë kombit tonë dhe në bazë të saj të ndërtojmë me strategji të ardhmen e Shqiptarëve në trojet tona etnike”. Z. BRAHAJ i cili shtoi duke thënë se Profesor PLLANA në të gjitha punimet e tij ka treguar realitetin e ndodhur duke e bazuar me fakte shkencore të cilat pranohet edhe po vete nga serbët. Këto punime tashmë janë në 5 gjuhët më të rëndësishmet të botës, ku shumë shpejt do të botohen dhe në disa gjuhë të tjera si Rusisht, Arabisht, Kinezisht, Indisht. Këto botime të Profesor PLLANËS tashmë janë realitet dhe kanë marrë rradhitjen dhe vendin e duhur në bibliotekat e shumë e shumë vendeve dhe universiteteve prestigjoze nëpër botë dhe kërkohen nga kërkues, shkrimtarë, politikanë, gazetarë, dhe në veçanti nga mijëra pedagogë të departamenteve të historise, marrëdhënive ndërkombetare, juridike, sociologjike, politike, teologjike etj.
Drejtuesi i aktivitetit akademik dhe eksperti për politikat e rajonit të Europës Juglindore po në të njëjten kohë dhe kolegu ynë (gazetar-shkrimtar) z. Sokol BRAHAJ shprehu falenderimet për Profesor PLLANËN i cili e mbajti fjalën dhe erdhi në qendër të Izmirit për këtë prezantim dhe tha “është nderë e krenari për mua që në një sallë me qindra pjesëmarrës tjua prezantoj Profesor PLLANËN dhe veprat e tija. Që pesë vite i pritur nga bashkëkombësit tanë këtu në İzmir, më në fund me organizimin e “Revistës Mujore Mbarkombëtare FJALA” dhe ndihmën e dhënë nga “Restaurant TEUTA” u arrit që Profesor Dokor Nusret PLLANA të jetë sot pranë intelektualeve të të gjitha trevave shqiptare bashkëkombës tonë këtu në Izmir, gjithashtu dhe miq e dashamirës akademikë e politikanë Turq. 
Në Izmir aktiviteti u realizua në datën 12 Qershor 2012 në orën 18:00-20:30 në sallën e shoqatës së shqiptarve të İzmirit Kosova-rumeli (e cila është një ndër OJQ’të më të vjetra) në Izmir. Në aktivitet morën pjesë ish-deputetë me origjinë shqiptare Dr. Muharrem Topraku, disa kolonelë ushtarakë në pencion, akademikë nga 7 universitete të Izmirit, kryetar bashkishë dhe zëvendësit e tyre, përfaqësues të shoqërisë civile, shumë drejtues të OJQ’ve, ekipi i REVISTA FJALA, gazetar nga RTK’ja, TRT, TekRumeli, Balkan Haber Ajansı, Balkan Günlüğü, Yeni Asır etj, i gjithë stafi drejtues i shoqatës Kosova-Rumeli, drejtues dhe anëtarë të federatës së shoqateve ballkanike po dhe studentë nga të gjitha trevat shqiptare që studjojnë në këtë qytet etj.
Aktiviteti filloi me filmin dokumentar përkatës të Profesor PLLANËS i cili rikujtoi dhe njëherë ato veprat anti-njerezore të serbëve që kanë ushturar me shekuj ndaj kombit shqiptar. Gjë interesante ishte se shumë nga të pranishmit në salle që e kishin përjetuar terrorin serb në vatrat e tyre. Gjatë dokumentarit mallkuan BE’në e cila sipas tyre ishte vetë forca kryesore deportuese në Ballkan e cila nuk i pengoi por i la të lirë kafshët e Millosheviçit të bëjnë çdo gjë që nuk është njerëzore mbi kombin shqiptar në trevat e tyre. Por më në fund falë Zotit dhe ndihmës së miqësisë Amerikane dhe disa aleatëve të saj ku ndër ta është dhe Turqia e cila i dha fund njëherë e përgjithmonë këtyre gjakpirësve vampirë të sëmurë mu në mesin e Europës.
Pas filmit dokumentar e merr fjalën kryetari i shoqatës Kosova-rumeli shqiptari i lindur në Izmir z. Ibrahim Shengëzi ku shprehi kënaqesinë për këtë aktivitet i cili po zhvillohet në sallën e shoqatës shqiptare në Izmir. Z. Ibrahim Shengëzi u prezantoi pjesmarrësve jetën dhe aktivitetet e Profesor PLLANËS, me në fund u ndal duke folur për ajken e këtij libri i cili tha që z. Profesori po na sjell parasyve të djeshmen që të marrim mësim e mos ta harrojmë, por në asnjë mënyrë pa menduar rovanshizmin por në bazë të së djeshmës të dimë dhe vuajtjet antinjerëzore dhe gjenocidet periodike të fqinjëve që i kanë bërë kombit tonë. Z. Ibrahim Shengëzi në fund të fjalimit tha që filmimet që pamë pak përpara janë jetuar dje dhe jo para 5 shekujve. Ka detyrë për të gjithë opinionin ndërkombetar që mos të lejojë më një gjë të tillë as kundër shqiptarëve as dhe kundër ndonjë kombi tjetër në botë.
Pas  tij e merr fjalën drejtuesi i aktivitetit z. Sokol BRAHAJ i cili përgëzoi Z. Prof. Dr. Nuret PLLANËN për këtë punë të madhe akademike që ka bërë për hirë të së vërtetës e për të mirën e kombit shqiptar. Punimi përcjell një mesazh shumë të fuqishëm por dhe aq të thjeshtë. E vë nën dizpozicion të ndërgjegjjes botërore realitetin e ndodhur me kombin shqiptar duke u bazuar në fakte shkencore.
Z. BRAHAJ duke bërë një përmbledhje të librit ndër të tjera tha; duhet ta kuptojmë mirë se synimi i serbëve, që nga viti 1844 e deri te vitin 1999 ka qenë dhe ngelet gjithnjë i njejtë, ende sot në përgjithësi ata nuk mendojnë se si të jetojmë së bashku me shqiptarët në Kosovë, por si e çfarë duhet të bëjmë që ti shfarosim shqiptarët nga trojet e tyre etnike. Masakrat në Kosovë janë bërë që dy shekuj dhe kanë siguruar ekuilibrin e shqiptarëve me popullsinë e ardhur sllave në trojet tona etnike. Gjatë kësaj kohë janë larguar nga trojet e tyre etnike për jashtë vendit mijëra e miliona shqiptarë. E kaluara jonë me të vertetë ka qënë shumë e vështirë, është një e kaluar që nuk mund ta harrojmë. Por ne shqiptarët sjemi komb për rovanshizëm dhe sdo të ngelim kurrë pengu i së kaluarës. Tani e tutje mos të mbetemi vetem me përkujtimin e të kaluarës, por të marrim mësim nga këto tragjedi gjenociduale shekullore dhe të punojmë për një të ardhme njerëzore dhe me vlera globale.  Ne këtë histori kemi, dhe këtë histori se ndryshojme dot, por, tani e tutje duam drejtësi, paqe, stabilitet dhe mirqënje e bashkjetesë me gjithë kombet e Europës e të botës, aq më shumë dhe me fqinjët tanë që me shekuj me rradhë e deri dje ushtruan terror e gjenocid të vazhdueshëm ndaj kombit tonë.
Në vazhdim z. Sokol BRAHAJ theksoi që vetem në Izmir, në këtë qytet të Turqisë sot jetojnë më shumë se 1.000.000 shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare të cilët janë të integruar në shoqërinë turke. Europa këto gjëra duhet ti dijë mirë dhe mos ti harrojë duke lëmoshur flokët serbeve. Europa mos ti krijojë pengesa kombit shqiptar që të bëhet i fortë, të bashkohen nën një umbrellë të vetëm si komb, në një Shqipëri Etnike e cila kombi shqiptar tashmë e quan “Shqipëria Natyrale”. Më pas z. BRAHAJ lexoji dhe mesazhin e deputetit turk me origjinë shqiptare z. Rifat Sait i cili thoshte që kishte kënaqesi të ishte në këtë aktivitet shkencor e mbarëshqiptar që po zhvilloni ne Izmir dhe po flitet per vendët te cilet kanë lindur baballarët e mi, por nga axhenda e programuar më parë nuk munda të jem sot me ju. Uroj Profesor PLLANËN për punën e tij te vlefshme dhe përshendes të gjithë pjesmarrësit.
Autori i librit Prof. Dr. Nusret PLLANA filloi fjalimin duke përshëndetur të pranishmit, bashkëkombësit tanë, miq e dashamirët turq dhe falënderoi Turqinë dhe popullin turk për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhduesve që ka dhënë dhe vazhdon ti japë Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Profesori në veçanti falendëroi organizuesit e këtij aktiviteti në Izmir Revistën FJALA, kryesinë e shoqates Kosova-rumeli, Kryetarin e Bashkisë se Karaballarit z. Sëtkë Kyrymin i cili tregoi një interes të veçantë për Profesorin dhe punimet e tij, falendëroi z. Qemal Dyzenli, z. Mustafa Dyzenli, znj. Shahbaz Gyler Dyzenli, drejtuesin e aktivitetit dhe përkthyesin z. Sokol Brahaj, shqiptarin e madh të Izmirit z. Jusuf Sait,  etj.
Profesor PLLANA edhe në Izmir tha se “në libër nuk janë përmendur emra politikanësh, liderësh, qeverish. Njerëzit që ndodhen në rreth 500 fotografitë që përmban libri, janë njerëz të thjeshtë të pafajshëm që janë përballur me dhunë, tortura, plagosje, presion”. Më tutje ndër të tjera Profesor PLLANA vijoi “duke i parë më nga afër këto fotografi, mund të dallohet qartë urrejtja patologjike që është ushqyer kundër kombit shqiptarë, se janë trashëguar këto ndjenja sadiste nga njëri brez në tjetrin. Gjatë shfletimit të faqeve të librit do të shikoni fatkeqësisht shqiptarë të rrahur, keqtrajtuar, të torturuar dhe vrarë para familjes, gra dhe femra të përdhunuara, njerëz me kokë të prerë, të djegur të gjallë e shumë pamje të tjera rrëqethëse, të cilat e përlotin njeriun kur i shikon. Ky libër përmban një faktografi mbi krimet serbe të kryera në Kosovë për më shumë se një shekull”.
Profesor PLLANËS ju bënë pyetje të shumta nga akademikë të universiteteve të Izmirit, nga gazetarë, nga disa oficere të ushtrisë turke të cilët kanë qënë me shërbim në operacionin e NATO’s dhe më vonë në Kosovë, pyetje nga bashkëkombesit shqiptarë dhe miq turq që morën pjesë në këtë aktivitet. Pjesmarrësit shprehen interes të madh ndaj Profesor PLLANËS dhe librave të tij. 
Redaksia
“FJALA” Revista Mujore Mbarëshqiptare www.revistafjala.com
13/06/2012 Izmir / TURQI

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder