Shqipëria Natyrale*
Nga Dr. Murat ARMAN**
[Perktheu: Premtim JONUZI, Dokuz Eylul University,
Fakulteti i Mjeksisë, Izmir-Turqi]
Shqiptarët janë populli më i
dendur në ballkan. Sipas kësaj vërtetësie shteti i Shqipërisë bashkëkohore përfshin
një pjesë të vogël të shqiptarëve të Ballkanit, meqë pjesa tjetër e shqiptarëve
jeton brenda kufijëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë.
Në 10 Qershor të 1878 me
krijimin e Lidhjes së Prizrenit është tentuar të krijohet një shtet modern që
do ti bashkonte shqiptarët, por ky shtet shqiptarë asnjëherë nuk është formuar.
Në vitet 1912-1913 pas Luftërave
Ballkanike në Konferencën Ambasadorëve të Londrës pas përshkrimit të vijave
kufitare, me këto kufinjë të ri kishin mbet të dëmtuara dy popuj: Turqit edhe
Shqiptarët...
Turqit si humbës të luftës
Ballkanike ishin dëbuar në kufijtë perendimor përtej kufirit të Edirnës. Shqiptarët
përshkak së nuk i përballuan luftrave fqinjësore duke u dënuar u lanë të kënaqen
me atë pak shtet të vogël.
Për gjatë këtij shekulli
shqiptarët pasi që u dëbuan në këtë gjeografi asnjëherë nuk u bënë një shtet i
fortë, për këtë arsye derisa një Shqipëria e Madhe ka mbetur si një mollë e
kuqe në ëndrrën e shqiptarëve. Megjithëatë kufijtë e padrejtë të shkruar në
Konferencën e Ambasadorëve të Londrës kanë mbetur një shkak paknaqshmërie, ku
për këtë shkak Ballkanin në gjysmën e parë të shekullit njëzet e përcollën pushtimet,
luftërat e brendeshme dhe konfliktet.
Krijimi i Jugoslavisë
Sociale nuk është bërë zgjidhje përfundimtare. Që nga viti 1960 problemi i
Kosovës gjithnjë ka qenë përditshmëria e nxehtë e Jugosllavisë, edhe pse Titoja
Shqiptarëve të Kosovës i dha një autonomi kjo varrë gjithnjë ka mbetur e hapur.
Është interesante tentativa e Titos në momentin kur është dashur të krijohet
Kosova si shtet iu dha stutus autonomie. Sipas Titos një popull ka vetëm një
shtet. Pra brenda Jugosllavisë Sërbia është e serbëve, Kroacia e Kroatëve,
Maqedonia e Maqedonasëve, Mali I Zi Malazezëve, Sllovenia Sllovenisë dhe Bosnja
e Boshnjakëve.
Por Kosova e Shqiptarëve dhe
Vojvodina e Hungarëzeve nuk mund të jenë shtete. Sepse sipas Titos Shqiptarët në
botë e kanë një Shqipëri dhe Hungarët posedojnë një Hungari. Për këtë aryse
Kosova dhe Vojvodina jashta statusit të autonomisë nuk mund të krijojnë diqka
tjetër.
Pra motoja “një popull ka një
shtet” nga ajo që e ceka më lartë, është bërë një prodhim frige edhe më e rëndësishmë.
Pra kjo ka qenë friga se nëse bëhet Kosova si shtet i krijuar me status duhet
ti bashkohet Shqipërisë, Vojvodina në një nga ditët duhet ti bashkohet Hungarisë.
Pra siç shihet Shqipëria e
madhe ka qenë edhe ankthi i modelit të Jugosllavisë. Kjo frigë u bë shkaku
kryesor i ndarjes së Jugosllavisë në shume pjesë.
Pas vdekjes së Titos në Kosovë
shfaqjet e filluara të shkelura nga Milosheviçi, me marrjen e një vendimi që e
anulloi autonominë e Kosovës ndezi fitilin e kesaj ndarje. Pas kësaj ngjarje
menjëhere Sllovenia edhe Kroacia shpallën ndarjen nga Jugosllavia dhe në pesë
vitet e ardhshme të vitit 1990 u hodh litari e asaj lufte makabre që filloi.
Lufta e egër në Srebrenicë e cila u kthye në një masakër, thirri pasë vetës
edhe ëndrrën e bashkimit përfundimtarë të 150 viteve të Sllavëve Jugor.
Milosheviçi i cili kishte
kuptuar se ardhmëria e politikës së këtij po zhdukej si lider që i mbyllte syte
nga ndarja e shtetit edhe pse sulmoi në Kosovë në vitin 1999 para se hidhej
firma në Këshillin e Sigurimit, me një operacion të Natos humbi, dhe Kosova
defacto u nda nga Sërbia. Kjo ndarje u dekorua me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës
në Parlamentin e Kosovës me 17 Shkurt 2008. Dhe në javën e fundit që kaloi me
pranimin nga Pakistani numri i shtetëve që pranuan Kosovën arriti 100.
Mos jetesa e shqiptarëve në
kufijt e tyre natyral nuk mbeti vetëm me problemin e Kosovës, por vazhdoi edhe
me shtetin e Maqedonisë. Pas konfliktit etnik që ndodhi mes maqedonëve dhe
shqiptarëve në fund të vitit 2001 duke filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së
Ohrit nga pranimi i vetos së pakicës u sigurua një status i lartë. Të gjitha këto
ngjarjë mund të kualifikohen si një tentativë e fshirjes së gabimit të madh i
cili është bërë 100 vjet më herët.
Patjetër se zgjidhja e problemit
të Shqipërisë nuk është përshkrimi kufinjëve të rinjë. Kufinjtë e ri përveç
konflikteve të reja do të hapte edhe luftëra të reja. Por është mëse hapur se
edhe problemi i pazgjidhur shqiptarë nuk do të siguronte paqen dhe stabilitetin
përfundimtar në Ballkan.
Në drejtim të këtij problemi
erdh një propozim nga Koço Danaj. Danaj,
si kryetarë i krijimit të ashtuquajturës idea e “A
Platform for Natural Albania”, ai është një nga aktorët e njohur në politikën e
Shqipërisë. Si këshilltarë në qevërinë Nano, më pastaj e vazhdoi në qeverinë e
Ilir Metës. Danaj, me pas krijoi istitutin
me emër Institute for Regional Prognosis, në të njëjtën kohë kryen edhe kryeeditori
e një gazete online të quajtur Shqipëria Natyrale.
Danaj me
projektin të cilit i jep emrin Shqipëria Natyrale propozon zgjedhjen e
problemit të Shqiptarëve në Ballkan.
Danaj,
propozon për shqiptarët që jetojnë jashta shqipërisë dhe një pjesë dërmuese që
jeton në pesë pjesë duhet të posedojnë institucionet e veta të pavarura, në këtë
aspekt pa ndryshimin e kufijve populli do ti përballonte ndarjes kulturore.
Sipas këtij
projekti shqiptarët që do të ecnin të lirë nëper këto pjesë, do të bëheshin të
aftë të drejtonin vetën pa e prishë stabilitetin në Ballkan.
Është
impresionues projekti i Danaj. Edhe pse Kosova në të vërtetë në shumë gjëra është
e lidhur më Shqipërinë, duke përfshirë edukimin dhe arsimimin ajo ka siguruar
një integrim pozitiv. Edhe Maqedonia me marrëveshjen e Ohrit mori në garancion
që Shqiptarët ti përcaktojnë vet udhëheqjet e tyre lokale. Në këtë pikë nyja më
e madhe lidhet me qëndrimin e Greqisë.
Duke marrë
parasyshë krizën ekonomike që po përjeton Greqia dhe ardhjen në pushtet të anës
djathtë e cila ngrit etnicitetin e quajtur Agimi i Artë në Greqi, mund të
parashohim se një propozim i tillë për Greqinë nuk do të mirëpritej nga ajo. Në këtë anë Bashkimi Evropian i cili vite me
radhë tregohet si një futbollist i cili ik nga topi që i pasohet mbesim të
mendojmë se mendimi i krijimit të Shqipërisë Natyrale do të ishte shumë i
vështirë.
*Perktheu nga Turqishtja ne Shqip me lejen e Autorit per www.http://shqiperianatyrale.com/
Premtim JONUZI, Dokuz Eylul University, Fakulteti i Mjeksisë, Izmir-Turqi
**Assist. Prof. Dr. Murat N. ARMAN
Adnan Menderes University, Departament of International Relation
Shkrimi origjinal është në këtë adresë http://www.baskentankara.com/dogal-arnavutluk-makale,231.html
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder