6 Aralık 2012 Perşembe


Shqiptarë, Besa Besë e Fjala Fjalë


Sokol Brahaj 

Shqipëria (fjala “Shqipëri” ka të përfshirë të gjitha trevat shqiptare, ose thënë ndryshe Shqipëria Natyrale/Etnike) vendi ynë e vendi i Shqipes, vendi i krenarisë, bujarisë, i fjalës, i besës, është vendi me i mrekulluar në botë, ashtu është sepse ajo është Shqiperia…dhe eshte e jona.

Shqipëtari/ja është biri/bija e shqipes, i zgjuar, i urtë, i dijshëm për dje’hin e strategjist për të nesërmen. I lagur dhe i mërdhitur dimrit por i kulluar verës. Shumherë petrit e sokol por edhe shumherë korb e qyqar. Fitues i luftës e humbës i paqes. Shumherë i pastër në shkretëtirë e shumherë i pistë në breg të lumit …  
Shqipëtari/ja shumë herë ka forcën e dinjitetin ku i thotë botës që jam bir/ja shqipes dhe e merr çka e ka për hak, ama dhe shumherë bëhet korb e ja marrin kafshatën e bukës nga goja…
Shqipëtari/ja ia ka mësuar njerëzimit të bëjë rrugë, të bëjë shtëpi, të bëjë urë por këto në vend të vet sot ende si ka përfunduar.
Ka qenë sundues dhe/apo strateg i sunduesit ama trojet e veta sot nuk i ka në dorë. Kemi qenë babai i diplomacisë, e sot po ble diplomate nga shtete të huaja…
Bijtë e shqipes kanë qenë të Fjalës, por dhe sot janë të fjalës. Kemi pasë familje, e kemi quajtur shumë të shtrenjtë ama sot influencojmë gay/perderastat/lezbiket. 
Jemi një komb që nana e lind fëmijnë jo për vete por për Shqipërinë.

Jemi një vend ku bën vaki që të pritet derri për kurban, e të shitet mishi i gomarit për mish viçi.
Jemi një komb që mbajshim virgjërinë për një jetë të tërë, e bëhemi “Burrnesha” vetem e vetem për BES’ën e dhënë, por po ne sot japim virgjërinë jo për qjef por për para…
Jemi një vend i familjes tradicionale e i “BURNESHA’ve”, ama sot ndikojmë për perparimin e pederastisë, pedofilisë, lezbianizmit, gaynizmi…
Jemi një vend ku në një fshat që ska fare të krishterë ndërtojmë kisha, e ku muslimanë sndërtojmë xhami…

Kombi jonë ka njerëz që e njohin kufirin e tij dhe ndalet aty, kemi njerëz që kur i gjuan në faqen e majtë, ta kthen ti gjuash dhe në të djathtën, por kemi dhe njerëz që për një “Fjalë goje” ta merr shpirtin si zogut të pulës.
Kemi një vend ku ka shumë njerëz fisnikë, ama në të njëjtin vend ka dhe shumë qyqare.
Jemi komb e vend jo i pasur, por jemi kombi e vendi që i hedhim paratë në ajër për dasma si askush tjetër në botë.
Jemi vendi i parë në botë që sbën vaki te ndaj komb tjetër, të ndare në shtatë shtete: shteti amë Shqipëria është e rrethuar në të gjitha anët nga i njëjti komb. 
Jemi vend që amanetin e mbajmë, edhe pse mund të kalojnë 100 vite. 
Jemi njerëz që të vrasim për një kokërr preshi a një FJALË goje, por jemi njerëz të një kombi që të falim 
gjakun edhe me na e patur vrarë vëllanë.
Jemi një komb që për BES’ën e dhënë ndërrojmë fe e besime, jemi që mbi çdo fe kemi Shqiptarinë.
Jemi nje komb që urojmë për fejesa/martesa ME NJE DJALE/ÇUN, por i duam dhe i ruajmë vajzat/
bijat tona me shumë se sa djemtë/çunat.
Jemi komb që jemi të parët në këtë kontinent, por kombi më i shtypur nga ky kontinent.
Jemi e para rracë e kontinentit, ama i gjithë kontinenti na e mohon këtë.
Jemi njerëz paqebërës, e na quajnë zjarrfikës.
Kemi gjuhën e vetme të pastër e të parë të kontinent, por mos me i ditë edhe gjuhet e kojshive nuk kuptohesh dot me shqiptarin vetem në gjuhën tonë shqipe.
Jemi vend ku shumë politikanë thonë që “shqiptarit i lind dielli nga Perëndimi e perëndon nga Lindja”.
Jemi një komb që në zgjedhje të aleatëve kemi bërë gjithmonë gabime, ku të njëjtat i vazhdojmë dhe sot.
Jemi komb me dy shtete zyrtare, e në shtatë shtete të tjera shtetformuese, dhe me gjithë këtë jemi një komb ku për lek e shesim kombësinë. Ku për lek e karrike e shesim detin, ku për lek e karrike nga Kreta e shesim Kosovën, e falim Presheven, Plaven e Gucinë. Ku për lek i shesim eshtrat e gjyshërve tanë si me qënë grek a shkie.
Jemi shtet ku kemi më shumë popullsi jashtë se sa brenda Mëmëdheut.
Jemi një komb që zgjedhim president, e mbas dy javëve na duhet me e ndërruar.
Jemi një komb që gati çdo njeri nga ne quan vetem vehten patriot/nacionalist, e gjithë të tjerët janë hajna, hajdutë, e tradhtarë. 
Jemi komb që flasim shumë për demokraci e vetëvendosje, por në fakt e gjithë shoqëria ndërkombëtare thotë të kundërtën për ne.
Jemi një komb që kemi hoxhallarë shqiptar e i quajmë turq/arab, kemi priftërinj grek e i quajmë shqiptarë.
Jemi një komb që jemi të parët në kontinent, por debatojmë dekata me rradhë që a jemi a sjemi Europian ne shqiptarët.
Jemi një komb që gomari në bahçen tonë na duket sa një plesht, e pleshti në bahçe të kojshisë na duket sa një gomar. 
Jemi një komb që mburremi për bujari dhe e themi me gjithë zemër “shtëpia e shqiptarit është 
e e mikut”, por pyetjes “shtëpinë tonë ku e kemi?”
nuk i japim dot përgjigje.
Jemi një komb që vajzat/çikat/gocat/cucat tona i fejojmë dhe i martojmë pa u bërë 18 vjeçe, e 
djemtë tanë i martojmë pasi mbushin moshën 30 vjeç. 
Jemi një komb që ka një shekull që ngrejmë dolli duke thënë “Pa Kosovë e Çamëri ska Shqipëri”,
por ende skemi realizuar gjë.
Jemi një komb që duam më shumë Amerikën se mëmëdheun tonë. 
Jemi një komb që kemi Presidenta por edhe Mbret.
Jemi një komb që kemi kushtetutë e ligje morderne, por nga mos mirefunksionimi i tyre praktikojmë “Kanune” tradicionale.
Jemi një komb që mafjen e botës e drejtojmë por për mëmëdhe shumë pak punojmë.
Jemi një komb me tradita shumë të lashta, që besojme në tri fe, por emrat e fëmijëve tonë ua vëjmë emrat si emra hajvanësh, as në gjuhën shqipe jo e as në gjuhën e fesë që i përkasim jo. 
Jemi një komb që kemi makina/kerra luksoze e skemi lek/euro që ta mbushim me benzinë/naftë. 
Jemi një komb që kemi një rrugë që na bashkon, por politikanët tonë dhe opinion ndërkombëtar na ndajnë. 
Jemi një komb që kemi marrë e dhënë bijat tona ndër kojshi (serb, greek, italian…) e shumë i kemi dashtë, ama ata kur e kanë gjete rastin na kanë vrarë, na kanë prerë dhe kanë dashtë e duan ma na e shuar faren e kombit tonë.

JEMI NJË KOMB QË E KEMI FJALËN FJALË E BESËN BESË. KEMI TRADITË, KEMI BUJTINA E BANESA, ME SHTEPI E ME KOJSHI, AMA NE VENDIN TONË DEN BABADEN NE KËTO TOKA TE BEKUARA E TE PREMTUARA PER NE KURRË RAHAT SKEMI BËRË.


Sokol Brahaj (Shqipëri), dega Diplomaci(PhD), Universiteti 9 Eylul, Izmir / Turqi
Botuar ne REVISTA FJALA, No:1,  http://www.revistafjala.com/1/revista1.pdf